×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shqiptarja i fal të ardhurat e koncertit në Tiranë viktimave të zjarrit në Athinë

E Enjte, 26 July 2018 21:27

Eleni Foureira, pavarësisht orarit të saj të zënë me koncerte jashtë vendit, nuk e ka harruar Greqinë dhe tragjedinë që ka ndodhur ditët e fundit.

Ajo është shumë e prekur nga kjo ngjarje dhe ka vendosur që të ardhurat e tre koncerteve të saj të fundit të shkojnë për bamirësi tek viktimat e zjarrit vdekjeprurës.

Eleni e njoftoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Eleni performoi në sheshin Skënderbej, i cili ishte një ndër ata që i dha të ardhura për të ndihmuar të prekurit e zjarrit në Athinë.

Login to post comments