Çlirim Gjata, ironi me suksesin e Ramës me Arta Markun

E Enjte, 26 July 2018 21:57

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” , juristi Çlirim Gjata u shpreh se reforma në drejtësi u bë në atë mënyrë që ne të mbetemi pa gjykata. Ndërkohë më tej shtoi se një vëzhgues tha se kryeprokurorja Marku ka mungesë lidershipi për postin drejtues që mban dhe se ky është suksesi më i madh i qeverisë.

“Mënyra se si u bë kjo reformë ( duke shfrytëzuar vettingun) u bë që ne të mbetemi pa gjykata. Kjo shkon në favor të qeverisë. S’ka më demokraci, qeveria mund të bëjë çfarë të dojë. Prokurorinë e Përgjithshme e ka kapur. Askush s’thotë asgjë. Askush nuk kontrollon. Jo vetëm këtu po kudo në botë ku ma gjen mos kenë gjykatë. Një vëzhgues i tha ke mungesë lidershpi, paaftësia e kryeprokurores rezulton që në Shkodër. Në këtë aspekt ky ka qenë suksesi më i madh i qeverisë. Bllokimi i sistemit i vetes është një sukses i madh”, u shpreh Gjata.

Login to post comments