Mjekëve në Britani u lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis

Premte, 27 July 2018 07:19

Mjekëve britanik ligjërisht do tu lejohet të përshkruajnë barëra me kanabis për trajtim, bëri të ditur qeveria britaneze duke këmbëngulur se ky nuk është një hap drejtë legalizimit të përdorimit rekreativ.

Sekretari për Punë të brendshme në Britani të madhe, Sajid Javid ka vendosur që të zbusë rregullat në të cilat kanabisi mjekësorë mund t’u jepet pacientëve. Në to bëjnë pjesë të sëmurët nga epilepsia, të cilëve u ndihmon vaji i kanabisit.

"Marrja e kanabisit medicinal do të lehtësojë jetën e pacientëve të sëmurë që vuajnë në heshtje, Nuk ka asgjë më të vështirë se të shohësh të dashurit tuaj në dhimbje. Prandaj e kam marrë këtë vendim ", ka shkruar në profilin e tij në Twitter, Sajid Javid.

Login to post comments