Jeni me pushime?! Zbuloni parashikimin e motit për ditën e sotme

Premte, 27 July 2018 08:25

Në Shqipëri moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin.

Sërish mesdita dhe orët e pasdites fuqizojnë vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluara në Qendër, por rrebeshe të përkohshme në zonat malore, kryesisht në Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë me rritje të lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës duke variuar nga 14 në 34°C.

Era do fryjë kryesisht e lehtë, por mesatare në Juglindje, me shpejtësi 26 km/h nga Perëndimi ndërsa në det vijon dallgëzim i ulët.

Login to post comments