Mosrimbursimi në kohë i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar ka krijuar probleme tek fasonistët. Ata tregojnë se duhet të presin me muaj për të marrë paratë e tyre, madje, edhe të përdorin miqësitë personale.
Fasonistët shpjegojnë se rimbursimi automatik brenda ditëve, sic e parashikon ligji nuk ndodh. Sipas vlerësimeve të tyre, vetëm në këtë sektor, shuma e parimbursuar e TVSH-së vlerësohet në rreth 1.2 milionë euro.
Gjergj Gjika, kryetar i Dhomës së Fasonistëve të Shqipërisë
Ne si fasonistë kemi më shumë se 3 muaj, por ka edhe raste që kanë 6 muaj apo 8 muaj që presin të marin paratë e rimbursimit të TVSH-së. Kemi kontaktuar me administratën tatimore dhe na kanë thënë d