Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e ulta publike më 2017

Premte, 27 July 2018 08:57

Teksa infrastruktura publike në Shqipëri është e nënfinancuar dhe disa shërbime publike bazë të tilla, si arsimi dhe shëndetësia marrin fonde në raport me PBB shumë më pak se edhe vendet e Ballkanit, Shqipëria u rendit e parafundit në rang europian për shpenzimet e ulta qeveritare në raport me Prodhimin e brendshëm Bruto (PBB).

Sipas të dhënave të portalit ndërkombëtar të të dhënave www.statista.com dhe Bankës Botërore, Shqipëria la pas vetëm Irlandën për investimet publike në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se Franca, Finlanda dhe Belgjika mbajnë shpenzimet më të larta publike në raport me PBB me përkatësisht, 56.4, 54 dhe 52.2 për qind.

Ndërsa në ekstremin tjetër të grafikut, renditet Irlanda me 25.7 për qind, Shqipëria me 29.7 %, Maqedonia me 30 % dhe Rumania me 30.8 për qind.

Por në këtë renditje Shqipëria përveçse nuk ka një pozicion të mirë në Europë ka pësuar përkeqësim edhe në raport më vetveten.

Një dekadë me parë, ndërmjet 2000-2009 Shqipëria mbajti një nivel më të lartë të shpenzimeve publike në raport me PBB-në. Nga viti 1998-2002, shpenzimet publike në raport me PBB ishin mbi 30 për qind, teksa pësuan ulje të lehtë ne 29 për qind në vitet në vijim për tu rritur sërish rreth kuotës 33 për qind me 2008-2009 për shkak të investimeve në rrugën e Kombit. Në të njëjtën kohë borxhi publik kërceu mbi 70% të PBB-së, për shkak të rritjes së shpenzimeve me ritme më të larta sesa të ardhurat, ndërkohë që qeveria e djathtë la të paktën 240 milionë euro fatura të papaguara, kur humbi zgjedhjet në vitin 2013.

Pas vitit 2010 shpenzimet qeveritare nisën të tkurren për shkak të efekteve negative të krizës ekonomike, që çoi në krizë të ardhurat buxhetore dhe për pasojë edhe shpenzimet.

Shqipëria është e detyruar të mbajë shpenzime të ulta publike për aq kohë sa nuk përmirëson rendimentin fiskal. Gjatë vitit të kaluar të ardhurat buxhetore ishin pak më shumë se 27 % e PBBB një nga përqindjet më të ulta në Europë, çka mban te limituar mundësitë e qeverisë për të shpenzuar si vendet e tjera të Europës.

Modifikuar më Premte, 27 July 2018 08:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...