Denis Marku quhet shqiptari më i kërkuar nga policia britanike.
Mediat angleze bëjnë me dije se policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e shqiptarit që akuzohet për mashtrime financiare pasi tentoi të grabisë nga një bankë 3 milionë sterlina.
Marku zonën South Norwood, në jug të Londrës dhe është një ish- punonjës banke.
21 vjeçari shqiptar Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.
Shqiptari punonte në degën e një banke në zonë Chelsea në Londër e cila njihet si një ndër zonat më të pasura të kryeqytetit anglez. Detektivët britanik që kanë hetuar këtë tentativë vjedhje të Denis Markut besojnë se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal me lidhje të forta në komunitetin shqiptarë dhe atë kosovar në lindje të Londrës.
“Denis Marku, 21 vjeç, nga South Norwood, South London. Ish-nëpunësi i bankës thuhet se u përpoq të vjedhë më shumë se 3 milionë sterlinga nga llogaritë e klientëve në bankën e Chelsea, ku ai punonte. Ai besohet të jetë pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe ka lidhje të forta me komunitetet shqiptare dhe kosovare në Perëndim të Londrës”, shkruan “The Sun”.