Tre persona të maskuar e të armatosur janë futur mbrërë në shtëpinë e shtetasit Agron Veseli në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.
Mësohet se autorët e kanë kërcënuar me vrasje nëse nuk i jepnin paratë. Por Veseli, sipas Balkanëeb i është përgjigjur duke iu thënë, “po të doni më vrisni se para nuk kam”. Pas një njoftimi nga komshinjtë, policia ka mbërritur në vendngjarje.
Pas një përleshjeje fizike me policinë, dy prej autorëve të dyshuar, Pëllumb Kolbuçaj dhe Abdullah Hardhiça u arrestuan aty afër. Policia ka shpallur në kërkim të dyshuarin e tretë F.Sh.
Mësohet se 62-vjeçari që u sulmua duke tentuar ta grabisin ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Falë reagimit të shpejt të policisë arrestohet në flagrancë dy nga autorët e grabitjes. Nga shërbimet të Komisariatit Policisë Shkodër, Forcës Posaçme Shqiponja të D. V. P. dhe FNSH në lagjen Kongresi i Përmetit, Shkodër, është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër,
Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër.
Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.