as zbardhjes së ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë në Kamëz, ku një sasi tritoli shpërtheu në banesën e Gazmir Dacit, kanë dalë edhe detaje nga dëshmia në polici e autorit të ngjarjes, tashmë i arrestuar.
23-vjeçari Vilson Brahaj ka pranuar para uniformave blu autorësinë e sulmit me eksploziv. Është zbardhur dëshmia e tij, ku Brahaj ka justifikuar veprimin e tij me mungesën e të ardhurave.
“Kisha nevojë për lekë prandaj e bëra. Jam i papune s’kam asnjë te ardhur. Për të vënë eksploziv tek shtëpia e Xhelalit më paguan 5 mijë euro. Lëndën shpërthyese e bleva tek disa djem në Fushë-Krujë. Ata ma montuan dhe unë vetëm sa e vura te shtëpia. Xhelalin e njoh se jetoj në Kamëz, por nuk kam asgjë me të. E bëra vetëm për para”, ka deklaruar 23-vjeçari Vilson Brahaj para policisë.
Mësohet se në dëshminë e tij, i arrestuari tregoi ku kishte fshehur makinat dhe rrobat menjëherë pas ngjarjes.
I arrestuari me origjinë nga Kukësi dhe banues në Kamëz, është me precedentë penalë dhe ka qenë i dënuar për vjedhje. Ai dyshohet se është paguar nga familja Kolaveri.
Sakaq, policia po kryen veprimet për dokumentimin e këtij fakti.