Pas sherrit për punë lekësh, dibrani dhunon gjithë familjen

Hënë, 30 July 2018 10:47

Një 26 vjeçar është vënë në pranga e policisë së Dibrës pasi ka ushtruar dhunë ndaj gjithë familjes.

Sipas policisë Bilbil N, ka pasur një debat me prindërit për çështje ekonomike, duke degjeneruar në përdorimin e dhunës.

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj prindërve dhe motrave të tij, shtetasve N.N, 59 vjeç, H.N, 50 vjeçe, D.N, 18 vjeçe, dhe M.N, 26 vjeçe”, thotë policia e qarkut.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.

Login to post comments