Policia e Lushnjes ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.
Në pranga u vu Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.
"Ai ishte shpallur në kërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen "Karbunarë e Madhe" për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje",tha policia.
Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”.