Partia Demokratike ka dhënë alarmin sërish se pacientet e prekur nga sëmundjet e tumorale vuajnë për medikamentin më të rëndësishëm, Herceptinën.
Në një deklaratë për mediat tek Spitali Onkologjik në QSUT, deputetja e PD, Orjola Pampuri thekson se Rama bën mashtrimin e radhës për këta pacientë, të cilët presin me muaj të tërë për këtë ilaç.
“Vihet re mungesë e theksuar e një prej medikamenteve më të rëndësishme për të prekurit nga tumoret. Ilaçi herceptinë, një nga medikamentet më të rëndësishme për këta pacientë mungon në QSUT.
Vetëm shumë pak prej tyre e marrin, ndërsa të tjerët presin me muaj të tërë. Ky është mashtrimi i radhës i Edi Ramës, me këta pacientë që luftojnë çdo ditë më jetën.
Shqipëria ka incidencën më të lartë nga të sëmurët e prekur nga sëmundjet e rënda dhe mungesa e kimiopreparateve e bën edhe më të vështirë për ta. Nevoja për këto medikamente është 200-400, ndërsa realisht vijnë 20-40 të tillë. E them me bindje se është mashtrim i kryeministrit, i cili mendon për chek up dhe jo nevojat e qytetarëve”, tha para mediave Pampuri.