Vrau bashkëshorten, arrestohet vlonjati i dënuar me 18 vite burg

Hënë, 30 July 2018 13:35

Strukturat Policore të Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet Policore të Komisariatit Vlorë kanë bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e Maksim Hodaj, 46 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.

Për 46-vjeçarin, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 18 vite burgim për veprën penale të Vrasjes, të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ai do të kryej pjesën e mbetur të dënimit prej 9 vite, 2 muaj e 26 ditë burg.

Ngjarje e ndodhur më datë 04.06.2009, në fshatin Armen ku ky shtetas ka vrarë bashkëshorten e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme.

Modifikuar më Hënë, 30 July 2018 13:45
Login to post comments