Ai shkoi në banjë gjatë turnit të pasdites, duke marrë pistoletën me vete dhe rreth orës 15:00 e shkrepi në kokë. Dje në Pallatin Grazioli, vendbanimin romak i Silvio Berluskoni – një ushtar i ri, rreth 25 vjeç ka vrarë veten për “arsye sentimentale”, thotë ushtria. Enrico De Matti 25 vjeç nuk ishte i martuar dhe nuk kishte fëmijë.
Faqja e specializuar në çështjet ushtarake dhe të mbrojtjes GrNet.it kujton se kjo ishte vetëvrasja e tretë në gjashtë muajt e fundit në rradhët e ushtrisë të përfshirë në operacionin “Rrugë të sigurta”. Në shkurt të vitit 2018 një ushtar 29 vjeçar, i Tarantos, vrau veten në të njëjtën mënyrë, në stacionin e metrosë Barberini, në Romën qendrore. Në dhjetor 2017, një tjetër ushtar i stacionuar në Spoleto u gjet i varur ndërsa ai ishte me leje pas periudhës së shërbimit në operacion. “Djemtë e thirrur për të kryer shërbimin në operacionin e Rrugëve të Sigurisë – tregon GrNet.it – janë të gjithë fizikisht dhe mbi të gjitha të testuar psikologjikisht”.
Ndërkohë raportohet se ditët e fundit 150 ushtarë këtij operacioni i paraqitën një “akt njoftimit zyrtar” Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Ushtrisë për të kërkuar respektimin e Ligjit mbi sigurinë në punë. Sipas avokatëve ushtarët janë të detyruar të rrinë në këmbë përmbi 6 orë pa pasur mundësinë për t’u ulur edhe për një pushim të shkurtër, duke mbajtur veshur uniformën, armër dhe pajisjet rreth 20 kg të rënda.