Në plazhin e Golemi është shënuar një ngjarje e rëndë e cila fatmirësisht ka kaluar pa pasoja. Një zjarr ka rënë në një apartament, në një kompleks turistik. Si pasojë e tij, ka pasur dëme të konsiderueshme materiale.
‘Më datë 29. 07. 2018, rreth orës 13:30, në plazhin e Golemit, Kavajë, në një apartament në një kompleks, ka rënë zjarr ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se, shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me këtë ngjarje.