Të tjera detaje shokuese nga vrasja e dyfishtë në Shkodër

Hënë, 30 July 2018 15:03

Të tjera të dhëna dhe detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e vrasjes së dyfishtë në Shkodër pak javë më parë, ku mbetën të vrarë bashkëjetuesit Boran Bërcana Dhe Silvana Ndoci.

Dyshohet se autori dhe viktima kanë pasur njohje midis tyre. Burimet pranë organit të akuzës në Shkodër tregojnë se në momentin kur Boran Bërcana ka ecur me makinë e tij për të shkuar tek pallati ku banonte me qira, pak metra përpara se të mbërrinte në destinacion mund të jetë përshëndetur me autorin. Kjo përshëndetje që prokuroria dhe policia dyshon çon në konkluzionin se Boran Bërcana dhe autori kanë pasur një njohje qoftë edhe të thjeshtë mes tyre.

Sipas ekspertëve, shënjestra e atentatit me armë ka qenë ish-oficeri i krimeve, Bercana. Të njëjta burime, shtojnë se dyshimi se Silvana Ndoci njihte autorin, kanë qenë shkaku i vrasje edhe i saj. Në këtë mënyrë për të mos lënë dëshminë e saj dhe identifikimin e autorit ky i fundit e ka ekzekutuar edhe 24-vjeçaren.

Login to post comments