Projekti 1 miliardësh i Ramës u katandis në vetëm 4 rrugë

Hënë, 30 July 2018 16:06

Tenderi për rrugën Orikum Dukat, përmbyll përfundimisht programin 1 miliardë euro të koncesioneve në infrastrukturë.

Ndonëse në fillim ishin parashikuar të ndërtoheshin një sërë veprash publike, kufiri 1 miliardë euro i programit është arritur me vetëm 4 rrugët kombëtare, për dy nga të cilat është nënshkruar sakaq kontrata, ndërsa dy të tjera janë në proces tenderimi.

Përveç aksit Orikum-Dukat, tre veprat e tjera janë Rruga e Arbrit, ajo Thumanë-Kashar si dhe segmenti Milot-Balldren. Të katër këto rrugë do të jenë pa pagesë kalimi. Ato do të ndërtohen nga privatët dhe qeveria do i shlyejë më këste.

Sipas përllogaritjeve, duke përfshirë mirëmbajtjen dhe interesat që do i paguhen privatëve për 13 vjet, kostoja totale e këtyre katër veprave e tejkalon kufirin 1 miliardë euro. Ndaj ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës kanë vendosur të mos pranojnë më koncesione që paguhen nga buxheti.

Por përfundimi i programit 1 miliardë euro nuk nënkupton se qeveria nuk do të japë më rrugë të tjera me koncesion. Burime nga ministria e Infrastrukturës thonë se koncesionet do të vazhdojnë, por projektet e reja do të jenë të gjitha me pagesë kalimi nga qytetarët dhe nuk do të paguhen nga buxheti.

Një nga akset kryesore që qeveria ka në plan të koncesionojë përmes kësaj formule, është autostrada Tiranë-Durrës. Synimi është që kjo rrugë të rikonstruktohet me koncesion nga një kompani private.

Sipas projektit paraprak, vlera e koncesionit pritet të jetë 170 milionë euro dhe do të paguhet nga qytetarët përmes tarifës së kalimit.

Veç rrugës Tiranë-Durrës, dy akse të tjera që mund të jepen me këtë formulë, nëse do të ketë oferta nga privatët, janë rruga Kashar-Rrogozhinë dhe ajo Kardhiq-Sarandë, të cilat edhe këto do të jenë me pagesë kalimi. /TCH/

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...