“Po shkojmë për peshk”/ Si u zbuluan 3 italianët dhe shqiptari me 500 kg hashash

Hënë, 30 July 2018 21:17

Mediat italiane kanë publikuar të shëna të reja nga operacioni i kapjes së 500 kg marijuanë mbrëmjen e së dielës në Lecce. Në pranga u vunë 3 italianë dhe një shqiptar. droga ishte fshehur në brendësi të një gomoneje 6 m të gjatë që po tërhiqej nga makinë tip “Mitsubishi”.

Një automjet tip “Fiat” po i shoqëronte brenda të cilit udhëtonin dy vëllezërit italianë Cristian dhe Michele Cito, 29 dhe 38 vjeç dhe shqiptari 32-vjeçar Arsen Xhaferri. Shqiptari ishte me precedentë penalë për emigracion të paligjshëm në shtetin italian.

Ata kanë shkaktuar dyshime te një patrullë policie lokale e cila u ka kërkuar të ndalonin. Vëllezërit italianë dhej shqiptari që udhëtonin në “Fiat” kanë tentuar të largohen duke u futur në një rrugë kundravajtje, por janë bllokuar nga policia.

Të ndaluarit i thanë policisë së “po shkonin për peshk”, por kjo nuk i ka bindur hetuesit. Forcat e policisë kanë kontrolluar imtësisht skafin në brendësi të të cilit u gjetën 502 kg marijuanë. Në makinë “Fiat” u gjet një armë zjarri model rus, “Tokarev”, me një fishek brenda.

Sipas medieve italiane, shqiptari kishte mbërritur në Itali me gomonen e cila ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se ai po lëvizte bashkë me tre italianë në një vend të sigurt ku do të fshihej droga. Nëse hidhej në treg ajo do të kapte 600 mijë euro. 

  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...