10 minuta shi përmbytin Tërmet Peçin bashkë me rilindjen e Ramës (video)

Hënë, 30 July 2018 21:35

Kanë mjaftuar dhjetë minuta shi dhe Tepelena është përmbytur. Ky fenomen ka ndodhur mu në qendër të qytetit ku zor se beson kush që të mbytet një qytet si Tepelena që është i ndërtuar në pjerrësi.

Punët publike që ka ndërmarrë Bashkia dhe Tërmet Peci, dhanë frytet e tyre së bashku me Rilindjen e famshme Urbane në qendër të qytetit pasi ujërat shtegëtonin nga Spitali dhe përfundonin tek sheshi përballë Bashkisë si për të përshëndetur Tërmetin për gjëmën që i shkaktoi me investimet e kryera.

Punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve as që u dukën gjatë dhe pas rrebeshit të rënë për të “dëbuar” ujërat e shiut që “lundronin” mbi pusetat pa tombino.

Investimet e Tërmet Pecit në Tepelenë, me 10 minuta shi, i nxorrën bojën, ndërkohë që kryeministri Rama, kryebashkiakun e Tepelenës, e ka shembull përfaqësimi sesi duhet të jenë kryebashkiakët në Shqipëri.

Ndërsa deputeti i PD-së Tritan Shehu në një reagim për këtë ngjarje tha se nuk ka ndodhur ndonjëherë të përmbytet Tepelena.

“Ndodh per here te pare ne histori: Permbytet Tepelena, por nga....Termeti. Mjaftuan pak minuta shi per te treguar se sa pa cilesi jane realizuar punimet e kryera nga Bashkia ne Qender te Tepelenes, megjithe fondet e medha te “konsumuara” aty. Te ndodhe qe ne nje qytet ne lartesi e te pjerret si Tepelena, te dale uji vertikalisht nga pusetat, vetem nje Termet mund ta bente.” shkruan Shehu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...