Sigurimi nga zjarri – Rritje me 25% për 6-mujorin 2018

Tuesday, 31 July 2018 13:17

Sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës u rrit me 25% gjatë gjysmës së parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e sigurimit arritën vlerën e 851 milionë lekëve ose 6.7 milionë eurove.

Megjithatë, klasa më e rëndësishme e sigurimeve vullnetare ende zë një peshë mjaft të ulët në strukturën e të ardhurave të siguruesve shqiptare, me më pak se 12% të primeve të shkruara bruto.

Shqipëria ka tregun e sigurimeve më të vogël në Europë, në kuptimin e primeve për frymë. Për më tepër, në shumicën dërrmuese primet vijnë nga sigurimet e detyrueshme, si sigurimet motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta apo sigurimet e jetës dhe pronës të kërkuara nga institucionet e kredidhënies.

Rritja e sigurimeve të mirëfillta vullnetare ngelet e vështirë, për shkak të kulturës modeste të sigurimeve, por edhe përpjekjeve të pamjaftueshme të kompanive për ta zhvendosur fokusin e biznesit të tyre te sigurimet vullnetare.

Vitin e kaluar, raporti dëme/prime në sigurimin ndaj zjarrit dhe forcave të natyrës ishte 13%, pothuajse sa gjysma e këtij raporti për sigurimet e detyrueshme motorike. Kjo tregon se edhe për vetë kompanitë do të ishte shumë e leverdisshme një rritje e peshës së sigurimeve vullnetare në strukturën e primeve, sepse gjasat për të pësuar një dëm janë më të ulëta krahasuar me sigurimin e automjeteve.

Këtë vit, edhe për shkak të kushteve të favorshme atmosferike, situata e zjarreve gjatë sezonit veror nuk ka qenë shumë shqetësuese. Megjithatë, zjarri katastrofik në Greqi në fund të muajit korrik ka alarmuar strukturat e emergjencave civile rreth rreziqeve të mundshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...