Udhëtimi me avion – Pak kompensime nga vonesat apo anulimet e fluturimeve

Tuesday, 31 July 2018 13:19

Pavarësisht se numri i pasagjerëve të prekur nga vonesat apo anulimet e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” është tejet i lartë, të paktë janë ata që kanë arritur të përfitojnë kompensim si një e drejtë themelore e pasagjerit.

Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Aviacionit Civil, të bëra publike për SCAN, janë rreth 4000 pasagjerë që përgjatë 2017-ës humbën fluturimin apo pësuan vonesa mbi 3 orë, ndërkohë që për këtë vit asnjë prej tyre nuk ka arritur të kompensohet për dëmin e shkaktuar. Ndërkaq, të dhënat e vitit 2018 flasin për 140 kompensime për 6 muajt e parë të vitit, por numri i tyre është tejet i ulët nëse marrin në konsideratë numrin e fluturimeve të anuluar apo që kanë regjistruar vonesa mbi 2 orë.
Sipas Raportit të Performancës, hartuar nga Autortiteti i Aviacionit Civil për 17 kompanitë ajrore që operojnë në vendin tonë, për 4-mujorin e  parë të vitit 2018 numërohen 10 anulime dhe mbi 30 vonesa, çka do të thotë se mesatarisht janë 4000 pasagjerë të prekur. Kjo do të thotë se vetëm 2% e pasagjerëve të dëmtuar tyre kanë arritur të përfitojnë.
Sipas legjislacionit në fuqi, në rast vonesash apo anulimesh të fluturimeve, kompanitë ajrore kanë detyrimin për rimbursimin e pasagjerëve. Ajo që vlen të theksohet është fakti se kompensimi dallon nga nocioni ‘rimbursim i shpenzimeve apo kthim i parave të shpenzuara për një biletë fluturimi të papërdorur’, çka do të thotë se pasagjeri i dëmtuar duhet të përfitojë një shumë të caktuar parash për shkak të situatës me të cilën është përballur.
Masa e kompensimit varet nga distanca e fluturimit dhe arsyeja e anulimit. Nëse distanca e fluturimit është 1500 km apo më pak, shuma që duhet paguar është 250 €. Për distanca 1500-3500 km dhe të gjitha fluturimet brenda BE-së qoftë edhe mbi 3500 km, shuma që duhet paguar është 400 €, ndërsa 3500 km apo më shumë, shuma që duhet paguar është 600 €. Për të përfituar, duhet që fillimisht të plotësohet formulari ankesës, i cili mund të shkarkohet edhe online në faqen zyrtare në Aviacionit Civil.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...