Jo si Rama, Italia miraton “ligjin e dinjitetit” që ndalon e reklamimin e bixhozit

Premte, 03 August 2018 21:29

Dhoma e Deputetëve në Itali ka kaluar ligjin e parë të vërtetë të qeverisë “5 Yjet-Liga e Veriut”, dhe ky është pikërisht ligji që njihet si i dinjitetit dhe që prek thuajse të gjithë sektorët.

Së pari, ligji që kaloi me 312 vota në favor dhe 190 kundër parashikon ndalimin e publicitetit për kompanitë e basteve, e madje edhe vendosjen e dixhiturës “dëmton rëndë shëndetin”, mbi biletat “gërvisht dhe fito” si dhe mbi kompjuterat e lojërave të faktit. Për ata që e shkelin ligjin, gjobat do të jenë deri në 20% të vlerës së kontratës së marketingut.

Një tjetër masë e rëndësishme e ligjit të ri, që mund të prekë edhe vendin tonë, i referohet masave për të frenuar delokalizimin e ndërmarrjeve italiane, jashtë vendit, e sidomos drejt vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian. Madje, ndërmarrjet që e bëjnë këtë, edhe pasi kanë marrë incentiva nga shteti italian do të gjobiten deri në 4 herë këto incentiva.

Një tjetër risi e ligjit të dinjitetit është edhe ulja e kontributeve për familjet që punësojnë një dado nën 35 vjeç. Ko përkthehet në një kursim mesatar për familjet në 500 euro në vit.

Ligji parashikon edhe një sërë ndryshimesh fiskale. Pjesa dërrmuese e këtyre ndryshimeve do të hyjnë në fuqi duke filluar prej datës 1 Nëntor të këtij viti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...