×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Së shpejti një botim për pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri

Saturday, 04 August 2018 13:23

Së shpejti për lexuesit do të dal një botim për pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri nga Abdulla Diku.

Lajmi jepet nga vet njëri prej autorëve i cili në rrjetin social FB shkruan

“Së shpejti një botim për pyjet e vjetër të Ahut në Shqipëri.....

Zonat me pyje të vjetër Ahu - ishujt e fundit natyrorë të Shqipërisë.

Aktualisht kemi dy zona me pyje Ahu që janë pjesë e UNESCO-s, por a kemi dhe zona të tjera që mund ta gëzojnë atë status? Çfar vlerash kanë dhe pse janë të rëndësishëm sot pyje të tilla?! Dilema ndërmjet prerjes dhe ruajtjes së pyjeve të vjetër, dhe pse jemi katandisur në vendin me pyjet më të degraduara sot në Evrope....

Një bashkëpunim me prof.Lulëzim Shuka, ku sjellim një pasqyrë të asaj që ka mbetur nga pyjet tona, dikur krenaria e pyllarisë e sot vetëm shenjat e fundit të sajë.

Botimi, rreth 140 faqe, me ngjyra, bën një vlerësim të gjendjes së disa sipërfaqeve me pyje Ahu, hartogafimin e tyre, përshkrimin e habitateve, rreziqet kryesore si dhe jep disa rekomandime për ti mbrojtur ato pyje.

Zona të tilla mund të jenë pjesë e rrjeteve të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare si; Wilderness Europe, sistemi kombëtar i zonave të mbrojtura, european beach network etj.

Një kontribut fare i vogël në gropën e madhe të nevojave që ka sektori pyjor sot”.

Modifikuar më Saturday, 04 August 2018 13:46
Login to post comments