×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Veliaj kopjon Kryetarin e Bashkisë së Oklahomës: Lidhe rripin Kiki…

Saturday, 04 August 2018 13:26

Dukej si një gjetje perfekte, por në fakt është thjeshtë një kopje e shëmtuar nga ndërkombëtarët.

Erion Veliaj shpesh është ironizuar në rrjet për shkak të imitimit nga ana e tij të disa liderëve ndërkombëtarë.

Së fundi i kopjuari i radhës është Kryetari i Bashkisë së Oklahomës. David Holt duke parë aksidentet e shumta që po ndodhnin në rrugë vendosi të sensibilizojë qytetarët duke shkruar në tabletat e rrugëve “Buckle up Keke, Stay in your car,” që do të thotë “Lidhe rripin Keki, rri brenda makinës.”

 Kjo pasi shumë të rinj, për të realizuar sfidën #InMyFeelingsChallenge dilnin nga makina në rrugë duke kërcyer.

Megjithëse aksidentet në rrugët e Shqipërisë janë të shpeshta, krejt e kundërta është në Tiranë.  Por siç duket Veliaj është tunduar nga kjo gjetje të cilën e ka kopjuar për ta përshtatur për shqiptarët.

Ai ka publikuar një foto nga rrugët e Tiranës në rrjetet sociale ku shihet mesazhi I shkruar: “Lidhe rripin Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”

veli 277x600

Login to post comments