×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ura e Krimesë – Sanksionet e BE-së godasin gjashtë kompani të reja ruse

Saturday, 04 August 2018 13:38

Bashkimi Europian ka ‘goditur’ gjashtë firma të reja ruse, duke imponuar ngrirjen e aseteve për përfshirjen e tyre në ndërtimin e urës që lidh Rusinë dhe gadishullin e Krimesë, që sipas bllokut kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Masat e marra ndaj tyre përfshijnë zhvendosjen e mjeteve, çka nënkupton se të gjitha asetet në BE që u përkasin atyre, 5 prej të cilave të bazuara në Rusi dhe një në Krime do të zhvendosen.

Tre nga kompanitë ruse të reja të përfshira në listën e sanksioneve të BE-së, Mostotrest, Stroygazmontazh dhe dega e saj Stroygazmontazh Most janë në pronësi të Arkady Rotenberg, një biznesmen për të cilin flitet së është afër Presidentit rus Vladimir Putin.

Me vendimin e marrë së fundmi, numri i kompanive të listuara nga BE shkon në 44. Përveç kësaj, BE ka imponuar po ashtu edhe një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për mbi 155 individë nën këtë regjim sanksionesh.

Ministri i jashtëm ukrainas, Pavlo Klimkin përshëndeti masën e marrë nga BE, duke e cilësuar këtë paralajmërim të rëndësishëm për bizneset europiane.

Federata Ruse përfundoi ndërtimin e fazës së parë të urës në maj të këtij viti, 6 muaj para afatit të përcaktuar. ‘Kerç Strait” është edhe ura më e gjatë në Europë me një gjatësi prej 19 kilometrash.

Login to post comments