Ivan Benic është artist nga Kanadaja që nisi karrierën në vitet e ’70-a, në kohën kur limuzinat e veçanta ishin tregu kryesor automobilistik.
Ai nuk kishte mundur t’i ikte trendit të asaj kohe. Akoma ruan dashurinë dhe tani kujdeset shumë për automobilin e veçantë të cilin e quan “Cosmic Cruiser”.
Në shtëpinë e tij ai ka automobilin e veçantë të gjatë dhjetë metra. Inspirimi kishte ardhur në vitin 1974 kur artisti kishte vendosur thjesht të bënte “limuzinën më të çuditshme në botë”.
Ky automobil ka marrë pjesët nga Chevroleti, dhe kulmin nga Oldsmobile Vista Cruiser.