Nga Mirela Karabina
Ku po shkojne fëmijët tanë? Në cilët rrugë të botës janë dukë kërkuar një jetë më të mirë?
Duket si një ëndërr e frikshme por, fatkeqësisht, dhunshëm të detyruar fëmijët tanë po largohen nga vendi. Jo vetëm për punësim por, tashmë, kërkojnë dhe shkollim.
Çfarë ndërtuam për të lënë vazhdimësinë?
Fatkeqesisht, jemi të pafuqishëm që t’i mbajmë se nuk kemi çfarë t’u afrojmë, një shkollim i çoroditur jocilësor që nuk ka lidhje me tregun e punës. Investimin , mundin dhe sakrificën tonë po ia ‘dhurojmë’ të tjerëve. Kjo është alarmante!
Fëmijët tanë nuk po i ndalojmë dot, por ne, prindërit , edukatorët, mësuesit dhe pedagogët kemi fuqinë të ndalojmë brezat që po vijnë. Kemi fuqinë të veprojmë për një shkollë që të përgatisë qytetarë të mirë për këtë vend, i cili nuk mund të krahasohet me asnjë në botë, është Vendi ynë.
Shikoni shifrat alarmante te INSTAT. Braktisja e shkollës nga 2013-2017 është:
Arsimi 9 vjeccar 57 403 më pak nxënës; Arsimi i mesëm 31 875 më pak nxënës; Arsimi I lartë 44 425 më pak student; Arsimi professional 2000 nxënës më pak.
Dhe, nese nuk pajtohemi me këtë gjendje alarmante për fëmijët tanë, atëherë ne duhet të veprojmë……
Autorja eshte ish-Ministre e Arsimit