Një zjarr i jashtëzakonshëm ka bërë që një familje në një fshat të Përrenjasit të dalë në qiell të hapur, pasi banesa e saj është shkrumbuar nga flakët.
Ngjarja në fjalë ndodhi gjatë mesnatës, në fshatin Rrajcë Fushë në Përrenjas. Mësohet se tashmë familja e shtetasit me inicialet N.Ç., 56 vjeç, ka ngelur pa strehë, pasi gjithçka u shkrumbua, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar.