Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet këtë fundjavë në Bjeshkët e Rugovës. Ai nëpërmjet një postimi në FacEbook përshëndet shqiptarët nga vendi ku siç thotë ai ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji.
“Të dashur miq, nga Bjeshkët përrallore të Rugovës, mes pishave të larta e livadheve mahnitëse, aty ku ajri i pastër dhe uji i kristaltë i burimeve malore të mbushin me energji, ju uroj të gjithëve një të diel të mbarë”, shkruan Presidenti Meta.