Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka shkruar në Facebook në lidhje me debatin për rishikimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
Duke i dhënë një mesazh Thaçit Vasili shkruan se luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues
Postimi i plotë
Kufijtë janë në rregull.
Luftëra të mëdha kanë përcaktuar fituesit dhe humbësit, kanë përcaktuar dhe kufijtë e fituar, kanë përcaktuar dhe shqiptarët si fitues.
Dhe fituesi duhet të sillet si fitues e kundërta është faj.
Ekonomia nuk është në rregull as në Shqipëri dhe as në Kosovë.
Është në krizë ekonomia.
Është i madh korrupsioni.
Pastrohen edhe para të pista shumë bile.
Shqiptaret këndej dhe andej kufirit presin ekonomi shumë herë më të mirë dhe më të fortë.
Kush i lë shqiptarët të varfër është armik i tyre.
Sa për kufijtë ata mirë janë, na duhet vetëm që t'i mbrojmë si duhet.
‘Hallet’ e vetes të mos i bëjmë halle të shqiptarëve.