Kroacia kufizon numrin e turistëve për të luftuar mbipopullimin

Diel, 05 August 2018 16:08

Qyteti kroat i Dubrovnikut, i cili cilësohet një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe vendpushimit bregdetar piktoresk në Adriatik, është në rrezik të vazhdueshëm për tu prekur nga mjaft anije turistike, nga vizitorët e shumtë turistikë që vizitojnë çdo vit këtë perlë të Adriatikut.

Midis Janarit dhe Qershorit, pothuajse 280.000 turistë nga 188 udhëtime turistike vizituan qytetin 800 vjeçar. Vitin e kaluar, 749,000 njerëz u nisën nga 539 anije turistike që u ankoruan në portin e Dubrovnikut.

Tregtarët, restorantet dhe 1.500 vendasit që jetojnë në qytetin e vjetër, e cila është një zonë që ndodhet brenda fortesës bregdetare që u paraqitën në serinë televizive Game of Thrones – luftuan për t’i shërbyer turmave të shumtë të turistëve.

Vitin e kaluar, UNESCO paralajmëroi se statusi i trashëgimisë botërore të Dubrovnikut ishte në rrezik për shkak të numrit të madh të turistëve “në lidhje me kapacitetin mbajtës të qëndrueshëm të qytetit” dhe menaxhimit të anijeve turistike që po hynin çdo ditë në port.

Për të kundërshtuar problemin, qyteti në vitin 2017 prezantoi planin e saj “Respect the City” që synonte kufizimin e numrit të turistëve nga anijet turistike që vizitonin Qytetin e Vjetër deri në 4.000 persona në çdo moment të caktuar.

“Projekti filloi të japë rezultat në këtë sezon turistik dhe ne mund të shohim mjaft përmirësim në cilësinë e pritjes së mysafirëve nga anijet turistike dhe më pak turma”, tha Sandra Milovçiç, një zyrtar i Shoqatës së Turizmit të Dubrovnikut.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 4.2 milionë njerëz kanë kaluar të paktën një natë në Dubrovnik deri më tani në 2018, 14 për qind më shumë se vitin e kaluar. Sipas Cruise Critic, një portal i specializuar në internet, Dubrovniku u shpall destinacioni më i mirë mesdhetar lindor për udhëtime të tilla gjatë viteve 2017 dhe 2018, duke u krahasuar me Kotorin e Malit të Zi, Venecian e Italisë dhe ishujt grekë të Santorinit dhe Rhodosit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...