Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar sot në doganën e e Hanit të Hotit, 11.6 ton birrë, e cila ishte në prag kadence.
Gjatë kontrollit fizik të ngarkesës së produktit “birrë” nga ana e trupës inspektuese në pikën doganore të Hanit të Hotit u konstatua se, ky produkt me origjinë nga Estoni - Meksiko , eksportuar nga Mali i Zi, nuk respektonte urdhrin e ministrit Nr.250 dt 29.07.2011 ku ndalohen importet e produkteve në prag skadence.
Aku ndaloi hyrjen e ngarkesës në sasinë 11.615 ton në teritorin e Shqipërisë dhe kthimin e saj në vendin e origjinës.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





