44 mijë studentë më pak në universitete, alarm i madh

Diel, 05 August 2018 17:01

Nga Gjok Vuksani

INSTAT dha lajmin e keq se rreth 130 fëmijë dhe te rinje me pak vazhdojnë shkollimin ne vendin tone , lajm më të tmerrshëm nuk mund të marrë shoqëria shqiptare...

Pra një në 6 fëmijë është larguar nga shkolla për 4 vite nuk ulet me ne bangat e saj por mund te jete refugjat ne kushte te mjerueshme , mund te jete ne një kafene fshati apo qyteti duke vrare kohen apo akoma me keq mund të jetë futur rrugës së paligjshmërisë...

44 mijë studentë më pak janë ulur në auditorët e universitete, ky është një Alarm i madh për shoqërinë tone.

Unë si pedagog prej 24 vitesh ndihem tmerrësisht keq sepse 1 ne çdo 4 student ka ikur, nuk ka mundësi financiare , nuk ka shprese qe te gjeje mundësinë e jetës se vet si gjithë moshataret e tij tek edukimi por tek zgjedhjet e tjera .

Sot vazhdojnë studimet vetëm 129 mije student me këtë ritëm te ikjes pas 8 vitesh mund te mbesin ne auditorë vetëm 50 mije studente dhe mos e dhente zoti pas 12 vitesh .....10 mije...

Ky është një Alarm për Ministrinë e Arsimit si përgjegjësia kryesore për politikat e Arsimit ne Shqipëri duhet patjetër te ndryshoje Ligjin e Arsimit te Larte , tarifat e larta universitare dhe gjithçka tjetër qe pengon ardhjen e studenteve ne auditorë ...
Nuk na duhen asnjë fjalim mediokër për arritjet e arritjeve kur rreth 30 % e studente ikin nga sytë këmbët sepse nuk gjejnë asnjë shprese tek Diploma Universitare...

Universitetet Publike (ku studiojnë rreth 81% e studenteve ) duhet patjetër te ndryshojnë qasjen ndaj studenteve te lënë konferencat pompoze me te ftuar me pagese apo shpenzimet e luksit për pllaka dhe fasada .

Nuk duhet ti shikojnë studentet si burim pagese por te propozojnë dhe te luftojnë për uljen e tarifave Universitare dhe ato te provimeve dhe riprovimeve dhe përmirësimin e kushteve reale te tyre.

Ne Pedagoget duhet te ndryshojnë patjetër kompostimin me studentet duke lenë mënjane atë distancën fallso me ata ne mënyre qe te jemi sa me te dobishëm për mesimnxenjet e tyre...

Për qeverinë aktuale nuk po them asgjë sepse nuk besoj aspak tek Ajo....

Me kujtohet se ne vitin 1991 një grup studentesh te UBT bëmë një takim me Ramiz Aline për kushtet e studimit dhe te jetesës...

Ne një interviste qe kam dhënë tek gazeta "Koha Jone " pas takimit me pyeten fare tha z.Alia ?  "Unë nuk besova tek Presidenti thash ...dhe pas pak kohe me te vërtetë politika ndryshoj ... Le të shpresojmë që qeveritë do të shkojnë dhe do të vijnë por arsimi do të mbetet.

Autori eshte pedagog ne UBT

Modifikuar më Diel, 05 August 2018 17:02
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...