Edhe pse jo të fortë, aq sa të të lënë në ankth e frikë, këto ditë vere në vendin tonë po shoqërohen nga tërmetet. Lëkundje regjistrohen çdo ditë.
IGJEUM bën me dije se se fundi është regjistruar një lëkundje në orët e para të mëngjesit.
Epiqendra ka qenë në Budallë, Durrës me një magnitude 1.3. Më herët tërmete ka pasur një ditë më parë, në Vlorë, ndërkohë që në datën 4 janë regjistruar disa lëkundje.