Mëngjesi i sotëm në Shkodër ka nisur me një ngjarje të rëndë.
Një person i identifikuar si Fatbardh Lici, 53 vjeç, është qëlluar sot në lagjen Kiras.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Sipas policisë, është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz nw Debrac.
Nuk dihet akoma nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Informacion paraprak nga Policia e Shkodrës:
Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.
Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve
Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje