Paraditja ka vijuar e kthjellët në gjithë territorin përjashtuar vranësira kalimtare në zonat Juglindore.
Pas mesditës vranësirat fuqizohen në zonat Lindore duke rrezikuar shira të dobët dhe të përkohshëm ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në bregdet dhe zonat e Ultësirës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante gjatë mëngjesit, por një rritje të lehtë ka sjellë mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 37°C.
Era do vijojë të fryjë deri mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor por në det vijon dallgëzim 1 ballë.
Moti për ditën e sotme, e premte 10 Gusht në Europë.
Pjesa më e madhe e Europës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa vranësira dhe rrebeshe të shpeshta shiu dominojnë Europën verilindore dhe zonën e Alpeve.
(Në foto, parashkimi vetëm për Tiranën në orët në vazhdim)