Pas ditëve përvëluese të gushtit, temperaturat nesër (11 gusht) do të ulen me 3 gradë. Instituti i Gjeoshkencave parashikon termometri do të shkojë 34 gradë Celcius.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 24 / 32 °C; në vendet e ulëta: 22 / 34 °C; në vendet malore: 15 / 30 °C. Mundësitë për reshje janë të pakta.
Ndërsa në zona shumë të izoluara, mund të ketë reshje në formë shtrëngate, më të mundshme në terrenet malore dhe ato pranë tyre gjatë pasditeve. Ndërsa rreziku për zjarre pritet të jetë më i lartë në zonat e qarkut të Shkodrës (Jugperëndim), qarkut të Korçës (Lindje) dhe qarkut të Gjirokastër (Jug).