Detaje të tjera kanë dalë nga masakra e ndodhur ditën e sotme në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë.
Policia ka bërë me dije se 24-vjeçari Ridvan Zykaj ka qëlluar mbi dy familje të fisit Zylaj, duke lënë të vdekur 8 persona, ndërsa 7 të tjerë të plagosur.
55News.al ka mundur që të sigurojë edhe disa foto të autorit të ngjarjes, ndërsa forca të shumta policie janë drejtuar drejt fshatit për të arrestuar 24-vjeçarit.