Bari thahet, xhepat njomen

Premte, 10 August 2018 19:11

Nga Bujar Vreto

U premtua  ’Uembli’ por as fushe sportive për te lozur djemtë e lagjeve nuk u realizua edhe pse Këshilli Bashkiak ka miratuar 800 milion lek për këtë investim por jo vetëm kaq se donator është dhe FSHF prej disa mijëra euro.
Me keqardhje te madhe po paraqes këtë realitet para publikut pasi janë harxhuar shuma te mëdha parash dhe rezultati katastrofe.
Taulant Balla ne 2013 si nje hipnotizues klasik premtoi se do bënte një stadium me arkitekture moderne, pothuajse te mbuluar dhe nje kapacitet prej 15 deri ne 20 000 vendesh te ngjashëm me ’Uemblin’ qytetaret u binden dhe me shume ngazëllim një pjese e tyre na tregonin projektin, plan-vendosjen te bëra me fotoshop dhe varura ne xhamat e kafeve, mureve dhe objekteve te tjera edhe pse ne e dënim qe ishte mashtrim, ishte e pamundur te argumentoje se kjo është vetëm një demagogji elektorale.
Vitet kaluan dhe erdhën zgjedhjet lokale 2015 por tashme edhe pse se kishte realizuar ’Uemblin’ Taulanti i perforcuar me te emëruarin qe do bënte kryetar bashkie justifikohej se gropa e Berishes ishte e madhe por asgjë nuk do ndryshonte nga premtimi dhe stadium do behej por tashme jo me i mbuluar dhe 15 apo 20 000 vende pasi Librazhdi nuk ka mundësi për kapacitete te tilla por do rikonstruktohet aktuali, kuptohet qe as u skuq as u zverdh për ato qe mashtroj ne 2013.
Rikonstruksioni i fushës sportive sepse nuk mund te quhet stadium, filloi por tashme me një model te ri ne emrin e kursimeve duke angazhuar punëtoret e pastrim-gjelbërimit dhe te rrugëve rurale për te përmbushur dhe realizuar preventivat e punimeve.
Kuptohet ne emër te kursimeve edhe pse janë akorduar 800 milion lek dhe mijëra euro nga FSHF, specialistet nuk duhen se kemi punëtorët e rrugëve rurale për nivelimin për barin kemi punëtoret e pastrim-gjelbërimit dhe për vaditen punëtorët e ujësjellësit, rerën dhe zhavorrin e sigurojmë nga lumi Shkumbin edhe pse është e ndaluar nga Ministria e Mjedisit por pushteti është i joni (Tomka dhe shokët e tij), tapeti i gjelbert (bari) i fushës nga 7.5 cm u ble 3.5 cm kjo bën qe rrënja e barit te kontaktoje ne shtresën e zhavorrit, rruli i nivelimit dhe korrësja e barit edhe pse ishin ne nje pakete ne çmim me tapetin, nuk u pa e nevojshme te sillen pasi mundet te bëjmë edhe ndonjë nder spo them ryshfet se nivelojmë me lopata dhe korrim me kosa, plehërimi i fushes edhe pse janë miratuar para shtese per kete ska problem se marrim plehe organik nga fshataret, po kur u japim favore qyl mos te sjellin po te duan (kjo eshte zotesi).
Fusha ka perfunduar (jo uleset) por per shkak te punes pa cilesi ka filluar qe bari te thahet ne vende te caktuara pothuajse ne gjithë hapësirën e blerte.
Eshte kontaktuar me drejtuesin e mirëmbajtjes te ’Stadiumit Elbasan Arena’, specialistin dhe fisnikun z. Xhevdet Muzhaqi i cili po përpiqet me gjithe mundësitë për te korrigjuar gabimet e mos zbatimit te projektit sipas parametrave por veshtiresite janë evidente, mbetemi me shprese tek Xhevdeti..
Qytetare, Pergjegjesite e Bashkise dhe drejtuesit te saj, Jane..
1-Pse nuk beri tenderin duke vendosur kritere per pjesemarje firma te specializuara ne ndertimet apo rikonstruksionet e terreneve sportive.

2-Pse puna u krye me punetore te rugeve rurale, pastrim-gjelberimit dhe ujesjelles-kanalizimeve, se keta punetore u hoqen nga puna e tyre ku lane rruget te shkaterrohen, plehrat qe s’grumbullohen dhe kanalizimet qe s’pastrohen.

3-Pse tapeti i gjelbert nuk është ne standardet e kërkuara nga FSHF pra 7.5 cm por është 3.5 cm.

4-Pse nuk jane inventarizuar bashke me tapetin e gjelbert, rruli me korresen e barit qe janë pjese e paketës se çmimit.

5-Pse rera dhe zhavori u morën ne mënyre te kundraligjeshme ne Shkumbin.

6-Pse nuk u be investimi ne parametrat e nje fushe per te luajtur dhe skuadrat e superliges por vetem te kategorisë se pare (nqs do behet dhe per kete).

7-Pse nuk eshte ndërtuar dhe aneksi i fushes ku futbollistet te bëjnë stërvitje.

8-Pse dranazhimi diagonal nuk është brenda parametrave.

9-Pse nuk u publikua projekti si çdo vepër publike per qytetaret.

Taulant ne qofte se nuk e ke pare fushen dhe barin e thare, shiko fotot qe po publikoj une sot se per shkrimin nuk ke kohe ta lexosh dhe kete nuk po e them si kryetar i opozitës por si nje qytetar Librazhdi qe kerkon transparence per parate e akorduara dhe demi i shkaktuar per taksapaguesit si dhe mos krijimin e kushteve per tu argëtuar sportdashësit me ndeshjet e ekipit tone modest se ka tre vjet qe ndeshjet zhvillohen ne fusha te tjera.

Bari u tha prokuroria duhet te zbuloje se xhepat e kujt u njomen…

Relaliteti eshte ky…

Autori eshte kryetari i deges se PD Librazhd

Modifikuar më Premte, 10 August 2018 19:12
Login to post comments