Ngjarja e rëndë që ndodhi sot në Selenicë të Vlorës, ku një 24 vjeçar, Ridvan Zykaj, ka shtënë me armë mbi disa familjarë të tij, duke i lënë të vdekur 8 prej tyre.
Mësohet se para dy javësh, Ridvani ishte dhunuar nga një prej të afërmve të tij, që nuk dihet nëse është pjesë e viktimave, dhe kishte përfunduar me lëndime të shumta në spital.
Kjo është arsyeja që dyshohet se është bërë shkak për ndërmarrjen e kësaj vepre kaq të rëndë, ku janë ekzekutuar 8 persona, disa prej tyre prej një familjeje, ndërsa të gjithë kanë qenë të afërm me njëri-tjetrin dhe autorin.