PAMJE TË RËNDA nga masakra në Vlorë (VIDEO)

Premte, 10 August 2018 20:48

Tetë viktimat në fshatin Resulaj të Selenicës ende nuk janë larguar nga vendi i ngjarjes deri në kryerjen e ekspertizës grupi hetimor. Në pamje duken viktimat të mbuluar me çarçafë. Ridvan Zykaj, 24-vjeç qëlloi me gjakftohtësi për vdekje tetë anëtarë të dy familjeve të një fisi.

Ambulanca ende s'ka bërë tërheqjen e trupave për t'i dërguar në drejtim të morgut të spitalit të Vlorës ku do t'i nënshtrohen edhe ekspertizës mjeko-ligjore.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumica policie si dhe ekspertë të kriminalistikës. 

Login to post comments