Autori i masakrës me 8 të vdekur në Selenicë të Vlorës, Ridvan Zykaj, është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime nga policia kane bere me dije se ai është pikasur ne momentin qe po dilte nga një shkurre.
Në momentin e arrestimit është shfaqur i qetë dhe i është dorëzuar pa asnjë rezistencë policisë, autori i masakrës me 8 viktima në Selenicë, i riu që vrau kushërinjtë e vet, duke shuar dy dyer ka dhënë edhe dëshminë e parë në polici.
“Kam qenë i pirë dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”- ka thënë autori, teksa ndodhet në komisariat, ku u dërgua pasi u prangos që në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Por ai nuk ka mohuar konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me kushërinjtë.
“Ata me akuzonin mua për çdo gjë që ndodhte”- ka thënë ai.
Ndërkohe që sipas policisë bëhej fjalë për disa pula deti që ishin vjedhur dhe për të cilat, kushërinjtë kishin akuzuar 24 vjeçarin. Gjithashtu autori i masakrës, Zykaj nuk ka shfaqur pendesë, madje u është përgjigjur me ironi pyetjeve të policisë: Më arrestuat shumë vonë…