Pasditen e djeshme në Vlorë, u vranë 8 persona nga Ridvan Zykaj.
Por pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë që nuk tronditi jo vetëm Vlorën, por të gjithë vendin, kryeministri Rama akoma nuk ka dhënë asnjë prononcim.
Ajo çka është e habitshme në këtë mes është fakti se ai rreth një orë më parë ka postuar një faqen e tij në Facebook një video-informacion për ecurinë ekonomike ne vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur, por pa folur në lidhje më masakrën e Vlorës që la pas 8 të vdekur.
Duket se mania e kryeministrit për të propaganduar ‘arritjet’ e tij i tejkalon edhe ngjarje të tilla, pasi një kryeministër normal së paku do tu kishte shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, por jo kreu i qeverisë shqiptare: ky i fundit uron me paturpësinë më të madhe ‘fundjavë të mbarë’.
Lidhur më këtë postim shumë komentues i janë sulur në shenjë indinjimi Ramës.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë ”- shkruan Rama.