Autori i krimit makabër, Ridvan Zykaj, u arrestua mëngjesin e sotëm, pas një ndjekje për rreth 12 orë.
Fshati Resulaj, në Selenicë të Vlorës, këtë mëngjes është zgjuar i tronditur nga ngjarja e cila nuk ishte regjistruar më parë në 20 vitet e fundit në këto përmasa.
Mësohet se banorët kanë nisur vizitat në shtëpinë e tij edhe pse ceremonia mortore nuk është përcaktuar ende se kur do të bëhet.
Banesa e tij është e braktisur dhe e vetmja gjë që duket, janë disa pula në oborr dhe rrobat e tij të ndera në tel.
Mësohet se familjarët e Ridvanit janë strehuar tek të afërmit e tyre në një fshat tjetër pas dhënies së dëshmisë në polici.