Brenda 24 orëve në komisariatin e Himarës, janë denoncuar 3 vjedhje në shtëpitë e pushuesve.
Rasti më i fundit shënohet natën e kaluar kur një çift shqiptar rezident në Gjermani i cili po kalon disa ditë pushime në Potam Himarë, ka pikasur se u janë grabitur celularët, portofolët me gjithë të hollat dhe kartat bankare.
Ndërkohë dy pushueseve te tjerë T.S dhe E.H u kanë vjedhur të gjithë sendet personale, kartat e identitetit, automjeti, të hollat dhe celularët.