Plot 8 arkivole dolën nga një derë. 8 jetë të prera në mes nga dora gjakatare e 24-vjeçarit Ritvan Zykaj, i cili i ekzekutoi dje me kallashnikov kushërinjtë e tij. 6 arkëmorte në ngjyrë kafe dhe 2 të bardhë, ku prehen Sara dhe Ledjoni, motra 17 vjeçe dhe vëllai vetëm 6 vjeç, pasi u është dhënë lamumira e fundit, mes lotëve dhe britmave, janë përcjellë për në vendin ku do të prehen.
Familjarët e familjes Zykaj do të plotësojnë amanetin e fundit që kishte lënë sa ishte gjallë Demir Zykaj, kryefamiljari i këtij trungu, se kur të vdiste, donte të prehej në tokat e tij.