Një pilaf i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimore.
Për mjekun e njohur infeksionist prof. Ass. Tritan Kalo orizi i gatuar që lihet gjatë në temperaturën e ambientit ose që ringrohet disa hera mund të çojë edhe në vdekje pasi brenda tij rritet me shpejtësi një bakter i rrezikshëm që është shkaktar i shumë viktimave në Kinë.
Videot e shumta të hedhura në internet nga klinika prestigjioze në botë përforcojnë atë çka thotë mjeku shqiptar.
Por rreziku nga ushqimet e ndenjura sipas doktor Kalos nuk vlen vetëm për orizin, duke kujtuar se si disa ditë më parë në një dasmë u helmuan 40 dasmorë.
Mjeku thotë se pika më e dobët në mosruajtjen e higjienës më elementare ushqimore janë tregtarët ambulant që shesin ushqime të çastit.