Tërmeti që ra ditën e sotme, duket se ka shkaktuar pasoja në disa banesa në Dibër.
Lajmin e ka bërë me deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, e cila thotë se u ka bërë thirrje institucioneve që t’ju shkojnë në ndihmë banorëve.
Status i deputetes:
Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetësuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.
Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.
Ka dëme në dhjetra banesa në bashkitë Klos, Mat e Bulqize.
Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.
Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njësive Vendore përgjegjëse , kërkova që strukturat e këtyre institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet çdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.