Ish-ministri: Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s, jeni bërë qesharakë

Hënë, 20 August 2018 21:57

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka ironizuar reagimin e bërë nga Ministria e Brendshme dhe policia, për raportin e CIA-s, ku thuhej se Shqipëria është një nga vendet më të rrezikshme për prodhimin dhe shpërndarjen e drogës.

Në statusin e tij Manjani, shkruan se tani Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s.

Postimi:


I shpallën luftë edhe CIA-s?!

Sqarimi më qesharak i mundshëm i Ministrisë së Brendshme.

Me pak fjalë Xhafa thotë:

“Ku di CIA se ç’është tagjia (hashashi)”.

Që nga viti 1990 nuk kishim dëgjuar kësi sqarimesh kundër “forcave imperialiste”...

Login to post comments