Berisha publikon foton, ja si torturohen emigrantët në doganë

Hënë, 20 August 2018 22:12

Për emigrantët shqiptarë,. Kthimi në vendlindja dhe rikthimi sërish në vendet ku jetojnë e punojnë është një ‘Ferr’ i vërtetë, për shkak të orëve të gjatë që u duhet të presin në doganë.

Një qytetar ka denoncuar tek ish-kryeministri Sali Berisha, se si atyre ju duhet të presin bashkë me fëmijët e vegjël për orë të tëra në radhë në doganën e Kakavijës.

Këtë herë nuk është pala greke, por ajo shqiptare që i ka lënë emigrantët për orë me radhë që të presin në radhë, pa pyetur se mes tyre ka fëmijë apo të sëmurë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Në doganën e Kakavijës torturohen me orë të tëra emigrantët!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Shteti edi rames live dogana shqiptare kakavi familiar me fmi te vegjel presin ktu me ore te tera si un”

Login to post comments